Suksesi në Champions ndaj Qarabag i dha frymëmarrje Napolit, por lajmi më i bukur për Conten vjen nga infermieria. Më në fund, pas afro 100 ditësh në bokse, Romelu Lukaku pritet të vihet në dispozicion të teknikut “azzurr”.
Gjendja e tij fizike është përmirësuar ndjeshëm, aq sa stafi mjekësor ka dhënë dritën jeshile për një rikthim në fushë më 7 dhjetor, ditë në të cilën Napoli do të përballet me Juventus.
Në këtë takim, është planifikuar që “bomberi” belg të marrë disa minuta në këmbë në mënyrë që tre ditë më pas kundër Benfikës së Mourinho-s të zbres në fushë nga minuta e parë. Në Champions, Lukaku pritet të marrë vendin e De Bruyne, i cili gjithashtu është i dëmtuar.
(BalkanWeb)
