“Kur drejtori më tha për Azmoun, ai gjithashtu më tha se do të vinte një sulmues tjetër. Unë jam duke pritur, jam i lumtur nëse vjen dikush tjetër me cilësi.” Kështu tha José Mourinho në prag të ndeshjes së Romës ndaj Veronës, teksa më pas vijoi:

“E kam të vështirë të flas për Azmoun pasi ai nuk ka nënshkruar ende me ne, nuk mund të flas për Lukakun i cili është ende lojtar i Chelseat”. Gjithsesi, fakti që mund të vijë edhe një tjetër sulmues, mediat italiane i referon vetëm Lukakut, për të cilin Inter dhe Juventus duken se janë tërhequr përfundimisht.

Me Abraham të dëmtuar dhe kur ende nuk dihet rikthimi i tij, ku në qendër të sulmit Belotti i vetëm u pa sa të vështirë e kishte, pista “Lukaku” bëhet më e besueshme se kurrë. Sulmuesin belg e kërkoi edhe Tottenham, por duket se Chelsea nuk kërkon të përforcojë rivalët, plus që dëshiron ta shesë dhe jo ta japë në huazim.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb