Para kësaj ndeshjeje ndaj DInamos ka edhe një lajm jo të mirë për Gvozdenoviç, sepse do t’i mungojë kapiteni Bruno Lulaj për arsye kartonësh.

Lojtari ka mbushur numrin e të verdhëve dhe do i duhet të bëjë një javë stop. Pritet që vendin e tij në qendër të mbrojtjes ta marrë Emir Azemoviç, që do të përbëjë dyshen së bashku me Sigitas Olberkis.

Pjesa tjetër e skuadrës duket e gatshme dhe alternativat në dispozicion nuk mungojnë, në mënyrë që tekniku Skuadra të hedhë në fushë lojtarët më në formë që ka në skuadër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb