Është rishfaqur i restauruar një prej filmave më të njohur shqiptarë. “Lulkuqe mbi mure” me regji të Dhimitër Anagnostit, i bazuar në romanin autobiografik “Bonjakët” të Petraq Qafëzezit, ka në qendër një grup fëmijësh në një jetimore të Tiranës gjatë kohës së luftës, ku të vegjlit detyrohen nga pushtuesit të pastrojnë parullat. Aktorja Roza Anganosti foli për kohën e xhirimit.
“Dhimitër Anagnosti, aktorët, kompozitori, piktorët dhe operatori kanë bërë një punë kolosale, në kushte politike e shoqërore shumë të vështira, por me ambicie që ky film të jetojë në kohë”

Krenar Arifi, një prej fëmijëve të filmit, që interpreton Sulon, flet i emocionuar 47 vite pas xhirimeve.
Krenar Arifi: “Ka qenë si aventurë se ne ishim fëmijë. Dhe luanim. I bënim skenat si lojë. Sot jam i emocionuar se ka dalë cilësi e mirë dhe kam emocione kur shoh regjisorët e aktorët që njoh”.

Filmi që sjell një galeri personazhesh shumë shpejt u kthye në sukses, duke skalitur portrete të paharrueshme të artistëve më të mëdhenj shqiptarë, mbi të gjitha, duke krijuar rolin ikonë të Mesuesit Luan Sina, interpretuar nga Timo Flloko.

“Ndjej veten mirë si profesionist, si aktor, si artist. Sigurisht duke parë filmin, thashë jam unë ky se kanë kaluar vite. Mora emocion nga loja e kolegëve të mi, si Kadri Roshi, Agim Qirjaqi, Liza Laska, aktorë të jashtëzakonshëm të një ansambli fantastik. Anganosti ka bërë një punë të madhe, është një nga regjisorët tonë më të shquar që ku ai vinte dorë, vepra do dilte me doemos. Sonte e duke e aprë atë burrë që po mbërrin te vitet e 90, them sa e pamëshirshme ëshët koha se i largon njerëzit nga krijimtari se mendja e shpirti i tij mund të bëjnë gjëra që nuk imagjinohen”.

Filmi i restauruar u shfaq nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb