Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe nënkryetarja e këtij organi, Ulrike Lunacek, tha në Vjenë se pala kosovare duhet të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe.
Ajo theksoi se ajo trupë nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive.

“AKS është një organ i komunitetit lokal dhe duhet të merret me çështje lokale, por nuk mund të ketë përgjegjësi shtetërore. Kjo thuhet në marrëveshje. Në Serbi ka aspirata që AKS ka mandat ekzekutiv, që është e pamundur”, tha ajo në një diskutim për “Miqtë e Kosovës”, njohton B92.

Në dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës është bërë progres, por ai është ende shumë i vogël dhe ka nevojë të jetë më i shpejtë, tha Lunacek.

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian theksoi se është mirë që dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës është vendosur, sepse është një nga parimet bazë të procesit të zgjerimit të BE-së si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë.

Marrëdhënie të fqinjësisë së mirë duhet të kenë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, konstatoi ajo, duke shtuar se është e rëndësishme që të vazhdojë dialogu, të cilin shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, e kupton shumë seriozisht.

Lunacek tha se ajo e ka përshtypjen se Lista Serbe, e cila tani është pjesë e qeverisë së Kosovës, ka lidhje më të ngushta me Beogradin se sa anëtarët e mëparshëm serbë të pushtetit me Prishtinën. Kjo, sipas saj, krijon problem.

Si shembull, ajo vuri në dukje se kohët e fundit një anëtar i Kuvendit të Kosovës u përpoq të vë kontakt me të përmes Beogradit në vend se përmes Ambasadës së Kosovës në Bruksel, që duhet të ndryshojë.

Në qeverinë e re të Kosovës, siç u tha, është një vullnet më i madh i qasjes ndaj serbëve, që është shumë e rëndësishme.

Ajo iu referua problemit të vendeve anëtarëve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se më e vështira është Spanja.

“Fakti që pesë shtete nuk e kanë njohur Kosovën është diçka që më nervozon mua dhe atë që është absurd. Kur flas me spanjollët, ata më thonë se janë të shqetësuar se mënyra në të cilën Kosova u nda nga Serbia mund të ketë efekt mbi Kataloninë. Megjithatë, asnjë qeveri demokratike që nga Franko në Spanjë nuk u ka bërë katalonasve atë çfarë Sllobodan Millosheviqit u ka bërë shqiptarëve në Kosovë”, ka thënë Lunacek.

Spanjollët ishin, sipas saj, ata që ishin marrë për muaj të tërë me çdo detaj të tekstit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit edhe pse në BE ka më shumë probleme se një mosmarrëveshje në lidhje me atë nëse në tekst shkruan shteti apo kombi, dhe të ngjashme.

Kur jemi te katër vendet e tjera, veçanërisht Sllovakisë dhe Greqisë, Lunacek ka thënë se ato kanë “një pozitë interesante” sepse ato kanë ambasada në Prishtinë, lëshojnë vizave Shengen në pasaportat kosovare dhe gjithashtu kanë shkëmbim të deputetëve dhe ministrave.

Ajo vuri në dukje se 111 shtetet anëtare të OKB-së e kanë njohur Kosovën dhe se anëtarësimi kërkon rekomandimin e Këshillit të Sigurimit, që është i vështirë për shkak të Kinës dhe Rusisë.

“Kishte përpjekjeqë të hyhet përmes UNESCO-s. Unë mendoj se shumë kosovarë besuan tepër se ata që e kanë njohur pavarësinë do të votojnë për pranim, e që nuk do të lëshonë pe para presionit diplomatik. Por Serbia e ka një shërbim shumë të fortë diplomatik. Në qoftë se ndërmerret një përpjekje e re, për shembull për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duhet të planifikohet mirë”, tha Lunacek.

Kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave, ajo përkujtoi se Kosova ka përmbushur 95 nga 97 kushtet, duke përfshirë edhe kërkesat për më shumë dënime për korrupsion dhe krim të organizuar si dhe marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Marrëveshja për demarkacionin hyrë si kusht në vitin 2011, pas mosmarrëveshjes kroate dhe sllovene, e cila nuk është zgjidhur deri sot. Në atë kohë, Komisioni Evropian tha se mosmarrëveshja e kufirit të zgjidhet më herët”, shpjegoi Lunacek.

Ishte menduar, shtoi ajo, se demarkacioni me Malin e Zi ishte i lehtë, sepse Podgorica ka njohur pavarësinë e Kosovës, por nga ai doli një problem i brendshëm politik në Kosovë.
Në këtë drejtim, Lunacek apeloi te politikanët e Kosovës që të ratifikojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, sepse në qoftë se ata nuk e bëjnë do të jetë e pamundur për të marrë liberalizimin e vizave, sidomos duke pasur parasysh situatën me refugjatët dhe Brexit, me të cilat Unioni është duke u përballur.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse bashkësia ndërkombëtare prezente mund të ushtrojë presion mbi autoritetet serbe dhe të Kosovës, ajo tha gjithashtu se se ndikimi ndërkombëtar duhet të reduktohet ashtu që autoritetet të marrin përgjegjësinë dhe të shmanget hedhja e fajit tek të tjerët.

Ambasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli, theksoi se Kosova është një vend i ri, i cili ka nevojë për ndihmë më shumë se çdo vend tjetër në rajon dhe se situata u komplikua pas zgjedhjes së Donald Trump për President të Shteteve të Bashkuara.

Deputeti i Partisë Popullore Austriake (OVP) në Kuvendin e krahinës së Poshtme të Austrisë dhe Presidenti i shoqërisë austriake-kosovare, Lukas Mandl, në fund, theksoi se duhet të sigurohet që Serbia mund të hyjë në BE vetëm pas njohjes së pavarësisë së Kosovës.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: