VLORË
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në kuadër të aksionit për t’i hapur rrugë ndërtimit të projektit “Lungomare 2”, ka vijuar prishjen e objekteve pa leje në zonën e Radhimës.
Punonjësit e IKMT hasën në kundërshtimin e disa prej përfaqësuesve të objekteve që janë caktuar për t’u prishur.
Pronarët e bizneseve kanë kërkuar të njihen me projektin që do të prekë zonën përpara se të vijohet me prishjen e objekteve të tyre.
Aksioni i nisur prej fillimit te muajit shtator, duke nisur nga zona e Ujit të Ftohtë, parashikon shembjen e rreth 60 objekteve deri në afërsi të Orikumit, ndërsa janë objekte të vendosura kryesisht në afërsi të bregut të detit.
(BalkanWeb)