Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Lushnjes, Indrit Sefa ka zhvilluar takime me qytetarët në këtë qytet.

Sefa është shprehur se qytetarët e Lushnjes janë mashtruar nga Partia Socialiste në këto 15 vite, ndërsa shtoi se mashtrimet do të marrin fund me 6 mars.

Statusi:

“Periferia e Lushnjes nuk ka ndonjë ndryshim nga fshati, përsa i përket braktisjes nga bashkia. Me gjysma rrugësh elektorale, në rastin më të mirë, lushnjarët janë mashtruar nga Partia Socialiste në këto 15 vjet. Kjo do të marrë fund në 6 Mars! Edhe banorët tek lagjja “18 Tetori” janë gati të votojnë ndryshimin me Planin tonë të Emergjencës!  Bashkia në punë për njerëzit është sfida jonë e përbashkët pas 6 Marsit.”, ka thënë ai.

3837985e 5144 4d88 98bb 1dc17fb98ed8

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb