Policia në Lushnjë ka proceduar penalisht një 49-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Ndërsa, policia në Divjakë ka proceduar dy të rinj, që dyshohet se kanë përndjekur një 15-vjeçare.

“Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. T., 49 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 35 vjeç, dhe F. B., 36 vjeç, pasi dyshohet se kanë përndjekur një 15-vjeçare”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: