LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në komunën Ballagat të Lushnjes. Kryekomunari Sherbet Sharka është arrestuar sot pasi ka goditur me sende të forta një qytetar që i kishte shkuar në zyrë për tu ankuar për probleme pronësie.
Burime të policisë bëjnë me dije se qytetari Ramiz Hasalla ka marrë plagë të rënda nga goditjet, ndërsa është dërguar me urgjencë në kirurgjinë e QSUT-së dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia po heton ndërkaq për të zbardhur detaje të tjera nga ngjarja.
(ma.ar/BalkanWeb)
