LUSHNJE- Për herë të parë në Lushnje ndërtohet një qendër komunitare, e cila u vjen në ndihmë personave me aftësi të kufizuara.
Projekti-pilot është mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Urban, Bashkia Lushnje, Ambasada Zvicerane, zyra e PNUD-it në vendin tonë.
Punimet për ndërtimin e saj janë ndjekur nga afër nga Philipp Keller, zv/shef i misionit të Ambasadës Zvicerane në Shqipëri dhe përfaqësues të pushtetit lokal.
Sipas Keller, ofrimi i shërbimeve sociale është një program kyç në kuadër të decentralizimit të pushtetit lokal.
Bashkëpunimi i pushtetit qendror me qeverisjen vendore, sipas pikëpamjes zviceriane, përbën një hap të rëndësishëm në delegimin në mënyrë efektive të shërbimeve sociale.
Po ashtu, kjo qendër, përveç personave me aftësi të kufizuara, do u vijë në ndihmë edhe familjeve në nevojë sociale.
(el.sp/BalkanWeb)
