Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Golem të Lushnjes, ku një konflikt ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta, duke lënë pas një person të plagosur.
Sipas informacioneve të fundit, një 17-vjeçar ka goditur dy herë me thikë një 40-vjeçar, pas një konflikti në ambientet e një lokali të zonës. Të dy personat e përfshirë në ngjarje janë banorë të fshatit Golem.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Reagimi i forcave të rendit ka qenë i menjëhershëm. Policia ka mbërritur në lokalin ku ndodhi ngjarja, ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit 17-vjeçar, si dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikën).
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të motiveve që çuan në këtë konflikt.
