Tre banesa u shkrumbuan nga zjarri mbrëmjen e së hënës në lagjen “Loni Dhamo” në Lushnje, ku dy prej tyre janë shkrumbuar totalisht dhe një pjesërisht e djegur.
Banesat ndodhen fare pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Lushnjes.
Sapo janë shfaqur flakët e para, banorët kanë njoftuar zjarrfikësit të cilët kanë shkuar me urgjencë të shoqëruar dhe nga dhjetëra efektivë policie.
Asnjë nga banorët nuk është lënduar dhe kanë dalë në kohë nga banesat.
Një vajzë është dërguar në spital me ambulancë pasi ishte ndjerë keq nga tymi i dendur.
Zjarrfikëset ende po punojnë për të shuar zjarrin ndërsa e kanë bën kontroll për të mos u përhapur në banesa të tjera.
Sipas shefit të zjarrfikësve të Lushnjes dyshohet për zjarr aksidental, por do të pritet ekspertiza për më shumë.
