Lindita Buzuku ka humbur këmbën e majtë pasi ka vuajtur nga kanceri. Nga shtrati i  spitalit onkologjik në Tiranë ajo kërkon që shqiptarët të venë dorën në zemër. Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 ajo thotë se i janë shfaqur disa gjëndra të reja por asaj i kushton të udhëtojë drejt Tiranës ku kurohet.

Ecejaket Berat-Tiranë janë të shpeshta por ajo nuk ka mundësi ekonomike. Burri i saj është i papunë ndërsa mundohet shumë të sigurojë shkollën për vajzën 17 vjecare. “Me zemer e me shpirt kërkoj ndihmë. Kam nevoje për një shtepi me qera afër spitalit ku kurohem. Shqiptaret kanë zemër të madhe e ndihmojnë njeri-tjetrin”, thotë Lindita.

Mjekët i japin shpresë se do shërohet. Pas semundjes kam nevoje për punë, dua kurajo dhe ndihmë nga shqiptaret. Do bëja cdo punë rrobaqëpese apo parukiere.

https://www.youtube.com/watch?v=tBiEYIgquV8&feature=youtu.be

Dua të filloj një jetë të bukur është dëshira e saj. Në studio drama e Linditës përloti publikun, Elvis Naçi tha se ajo ka kurajo të jashtëzakonshme dhe se do t’i gjenden afër. Naçi ka premtuar se do i mundësojë Linditës qiranë e banesës madje edhe protezën për këmbën.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb