Një grua nga qyteti i Virxhinias pavarësisht se ka pësuar dëmtime në tru, ka arritur të identifikojë autorin e një sulmi të ndodhur ndaj saj që e la për dy vite në gjendje kome.

Tragjedia e paimagjinueshme ka për protagoniste Wanda Palmer, e cila prej dy vitesh ishte në koma dhe pasi u zgjua pa identifikuar vëllain e saj si autorin e goditjeve të rënda që pësoi.

Ky i fundit e ka rrahur aq rëndë sa gruaja fatkeqe ra në koma. Ai e goditi në kokë me thikë ose sëpatë në shtëpinë e saj në qershor 2020 .

“Kur arritëm atje menduam se ajo kishte vdekur”, tha sherifi i kontesë Jackson që mori përsipër rastin.

Gjithsesi gjatë gjithë kësaj kohe hetimet nuk kanë mundur të gjejnë autorin. Mirëpo, pak ditë më parë ata morën një telefonatë nga qendra e kujdesit të Ëanda , e cila kishte rifituar vetëdijen.

“Ne kishim pak dyshime për atë që ndodhi, por nuk kishim asnjë provë për të vazhduar. Nuk kishte dëshmitarë okularë, askush nuk jetonte në shtëpi, asnjë filmim survejimi dhe asnjë regjistrim celular. Në thelb nuk kishte asgjë për të vazhduar”, tha sherifi.

Pavarësisht se pësoi dëmtime të rënda në tru, Ëanda ishte ende në gjendje të komunikonte me policinë dhe u tha atyre se vëllai i saj Daniel Palmer ishte njeriu që e rrahu. Policia , pas dëshmisë së viktimës, ka vijuar arrestimin e autorit .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb