TIRANE-Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe ministri Ditmir Bushati i kanë bërë një surprizë ministrit të jashtëm gjerman me rastin e ditëlindjes së tij, e cila e gjeti në Tiranë për shkak të një vizite qe po kryen në vendin tonë.

Homologu i tij, Ditmir Bushati në një postim në Instagram ka zbuluar dhe surprizën që iu bë Maas nga ai dhe stafi i Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Mjaft i surprizuar duket Maas ku sapo del nga takimi me Bushatin, për të shkuar drejt sallës së konferencës, teksa të gjithë i uronin ditëlindjen. Torta e ditëlindjes e gjen të papërgatitur Maas, mjaft i kënaqur për suprizën. Por nuk munguan as batutat.

“Ta bëjmë dhe njëherë këtë në konferencën për shtyp”- ka thënë ministri gjerman, mjaft i lumtur teksa i fryn dhe qiriut të tortës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: