Macaulay Culkin i njohur për pjesëmarrjen në filmin “I vetëm në shtëpi”, kujtohet shpesh herë gjatë festave të fundvitit, për faktin që filmi i tij është shndërruar në një klasik i Krishtlindjeve.

Aktori e pranon se i mban mend të gjitha batutat e komedisë së vitit 1990 dhe shpesh herë i thotë që  të impresionojë një dashuri të re në jetën e tij,

I ftuar në emisionn e Jimmy Fallon, 38-vjeçari shpjegoi se e përdor këtë gjë si një skemë që të bëjë për vete të dashurat në jetën e tij.

“Është sikur të ishit me të dashurën e re dhe ju jeni vetëm duke shfletuar kanalet, dhe shfaqet filmi “I vetëm në Shtëpi” Dhe ajo pyet nëse dua ta shikoj, por më pas bie dakord”, u shpreh ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb