Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se armëpushimi i arritur në Lindjen e Mesme është “jashtëzakonisht pozitiv”.
Në një deklaratë pak para fillimit të Këshillit të Mbrojtjes në pallatin presidencial në Elize, presidenti francez njoftoi se rreth 15 vende po mobilizohen në një mision mbrojtës, me qëllim që në bashkëpunim me Iranin, të sigurojnë lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Megjithatë Macron tha se situata në Liban sipas tij është ende jashtëzakonisht kritike dhe përsëriti se Franca dëshiron që Libani t’i bashkohet armëpushimit. Kryeministri izraelit, tha se Libani nuk është i përfshirë në marrëveshjen e arritur midis Uashingtonit dhe Teheranit. Pas marrëveshjes së armëpushimit, bursa e Parisit u rrit me 1.53%, ndërsa, siç deklaroi Unioni i Industrive të Naftës së Francës, në ditët në vijim çmimi i benzinës do të ulet me 5 deri në 10 centë.
