Presidenti francez Emmanuel Macron dënoi “përpjekjet ruse për të destabilizuar” Moldavinë, duke mirëpritur sot homologen moldave Maia Sandu në Pallatin Elysee.

“Moldavia, hapësira ajrore e së cilës dhunohet shpesh nga dronët dhe raketat ruse, duhet gjithashtu të përballet me përpjekjet gjithnjë e më të dukshme të destabilizimit të Rusisë që synojnë kryesisht institucionet demokratike të vendit tuaj”, tha Macron për Sandu.

Moldavia, e cila kufizohet me Ukrainën, aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: