Lufta në Iran ka hyrë në ditën e gjashtë, ndërsa sulmet janë përshkallëzuar.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se do të dërgojnë automjete të blinduara në Liban pasi synojnë që vendi të mos përfshihet sërish në luftë.

“Për Libanin, ne duhet të veprojmë. Duhet bërë gjithçka për të parandaluar që ky vend i cili ka një marrëdhënie të ngushtë me Francën, të rikthehet në luftë. Franca do të intensifikojë bashkëpunimin e saj me Forcat e Armatosura Libaneze, të cilave do t’u furnizojë automjete të blinduara transporti, ndërkohë që do t’u ofrojë atyre mbështetje operacionale dhe logjistike, shtoi ai.

Macron i bëri thirrje edhe kryeministrit izraelit që të mos zgjerojë luftën në Liban, gjithashtu një apel ia drejtoi edhe udhëheqësve iranianë që të mos e përfshijnë vendin në një luftë që nuk është e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb