Pas takimit me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyn në Paris, presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se në një marrëveshje paqeje të mundshme me Rusinë, ‘vetëm Ukraina mund të vendosë për territoret e saj’.

Macron vuri në dukje se Rusia nuk ka treguar ‘asnjë shenjë për të ndalur agresivitetin’ dhe nënvizoi se aleatët e Ukrainës në Evropë duhet të jenë ‘në tryezën e bisedimeve’ për të garantuar sigurinë.

Ai shtoi se ditët e ardhshme do të zhvillohen diskutime të mëtejshme midis SHBA-së dhe aleatëve të Ukrainës për këtë çështje, dhe se ‘do të kemi një pamje më të qartë për vullnetin e Rusisë për të avancuar’ pas bisedimeve SHBA–Rusi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: