Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të vizitojë homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në Berlin.

Bëhet e ditur se Emmanuel Macron i Francës do të bëjë një vizitë shtetërore në Gjermani, udhëtimi i parë i këtij lloji nga një president francez në 24 vjet.

Megjithëse Macron udhëton rregullisht në Berlin për t’u takuar me kancelarin Olaf Scholz, një vizitë shtetërore mund të konsiderohet e tillë vetëm kur ai takohet me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Siç raportohet, qëllimi i kësaj vizite është të shënojë “thellësinë e lidhjes franko-gjermane”, shkruan media e huaj euronews.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: