Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu vlerësimin e tij që homologu i tij amerikan Donald Trump tani është “më afër se kurrë” me Ukrainën dhe shpreson se kjo do të ndihmojë në “rritjen e presionit” mbi Rusinë.

“Ai pa seriozitetin e evropianëve dhe angazhimin e tyre. Ai pa gjithashtu heroizmin e ukrainasve, ushtrinë e tyre dhe aftësinë e tyre për t’i rezistuar”, tha presidenti francez në një intervistë me rrjetin televiziv saudit Al-Arabiya.

Dhe “në këtë kontekst”, shtoi ai, “besoj se është më afër Ukrainës, evropianëve, sesa ka qenë ndonjëherë”.

“Dhe unë besoj se kjo do të rrisë presionin mbi Rusinë dhe do ta inkurajojë atë të ndalojë luftimet, të kthehet në negociata dhe të ndërtojë një të ardhme të fortë për ta dhe të gjithë ne”, theksoi ai gjithashtu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb