Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot në Paris se homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky mund dhe duhet të përmirësojë bilancin e Ukrainës në luftën kundër korrupsionit.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Zelenskyn, të cilin e priti në Pallatin Elysee, Macron theksoi se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian kalon domosdoshmërisht përmes reformave të thella në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit.
Komentet vijnë vetëm një javë pasi Zelensky i kërkoi dorëheqjen dy ministrave të qeverisë së tij, në mes të një skandali korrupsioni me vlerë rreth 100 milionë dollarë, çka shkaktoi zemërim të madh në opinionin publik ukrainas.
