“Jam në rrugën e rikuperimit dhe përjetësisht mirënjohës për të gjitha bekimet në jetën time”, ka shkruar këngëtarja e njohur.
Madonna ka folur për herë të parë që nga shtrimi në spital dhe në terapi intensive pas një infeksioni bakterial.
Mbretëresha e popit ka ‘thyer’ heshtjen e saj dhe në një postim që ka publikuar në llogarinë personale në Instagram ka thënë se është ‘në rrugën e rikuperimit’, një javë e gjysmë pas daljes nga spitali.
Ajo gjithashtu falënderoi fansat e saj për mbështetjen emocionale, tha se ndihet e zhgënjyer që i është dashur të shtyjë turneun e saj dhe se mbi të gjitha nuk dëshiron të zhgënjejë fansat e saj dhe njerëzit që e ndihmojnë në turneun e saj.
Së fundi, ajo foli edhe për ricaktimin e koncerteve dhe tha se do të kthehet shpejt kur të shërohet plotësisht.
Konkretisht ajo ka shkruar: Faleminderit për energjinë pozitive, lutjet dhe fjalët ‘shëruese dhe inkurajuese. Unë e kam ndjerë dashurinë tuaj. Jam në rrugën e rimëkëmbjes dhe përjetësisht mirënjohës për të gjitha bekimet në jetën time.”
Madonna speaks out for the first time since hospitalization:
“I’m on the road to recovery and incredible grateful for all the blessings in my life.” pic.twitter.com/ivDH8vY7N8
— Pop Base (@PopBase) July 10, 2023
“Mendimi im i parë kur u zgjova në spital ishin fëmijët e mi. Mendimi im i dytë ishte se nuk doja të zhgënjeja këdo që bleu bileta për turneun tim. Gjithashtu nuk doja të zhgënjeja njerëzit që punuan pa u lodhur me mua gjatë muajve të fundit për të krijuar shfaqjen time. E urrej të zhgënjej dikë”, shtoi më pas këngëtarja.
“Vëmendja ime tani është te shëndeti im dhe të bëhem më e fortë dhe, ju siguroj se do të kthehem sa më shpejt që të jetë e mundur! Plani aktual është të riplanifikoj turneun tim në Amerikën e Veriut dhe të fillojë në tetor në Evropë, “tha ajo për planet e saj të ardhshme.
“Nuk mund të isha më mirënjohëse për kujdesin dhe mbështetjen. Me dashuri M.”, ka shkruar ajo në fund të postimit të saj.
