Qeveria e Venezuelës ka akuzuar SHBA-në për sulmet e ndodhura mëngjesin e sotëm në një bazë ushtarake. Venezuela thotë se SHBA po rrezikon ta zhytë Amerikën Latine në kaos me këtë “akt jashtëzakonisht serioz”.
Shpërthime, zhurma të forta dhe avionë që fluturonin u dëgjuan në kryeqytetin venezuelian të Karakasit në orët e para të së shtunës.
Në një deklaratë, qeveria e Venezuelës konfirmoi se Karakasi ishte sulmuar, si dhe tre shtete të tjera: Miranda, La Guaira dhe Aragua, shkruan ‘The Guardian’.
“Objektivi i vetëm i këtij sulmi është të marrë kontrollin e burimeve strategjike të Venezuelës, në veçanti të naftës dhe mineraleve të saj”, tha ai, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të denoncojë atë që e quajti një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar që vë në rrezik miliona jetë”.
“I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion”, ka thënë më tej ai.
