Televizioni shtetëror i Venezuelës ka transmetuar aktualisht një video-adresim nga zv/presidentja e vendit, Delcy Rodriguez, e cila u zgjodh për të zëvendësuar Nicolas Maduron, sipas Donald Trump.

Në fjalim, Rodriguez përsëriti thirrjen e saj që Maduro dhe gruaja e tij të lirohen.

Ajo tha se presidenti i kapur ishte presidenti “i vetëm” i Venezuelës.

Trump më parë tha se Rodriguez i kishte thënë Marco Rubios se ishte “e gatshme të bënte atë që mendojmë se është e nevojshme për ta bërë Venezuelën përsëri të madhe”. Ai shtoi se SHBA-të do ta drejtonin vendin.

Në fjalimin e saj, Rodriguez tha, megjithatë, se vendi “nuk do të jetë kurrë koloni” e asnjë kombi. Ajo shtoi se Venezuela ishte e hapur për një raport respekti me qeverinë e Trump, por vetëm brenda kuadrit të ligjit ndërkombëtar dhe atij venezuelian.

Adresa duket se është regjistruar në Karakas. Më parë, ishte raportuar se Rodriguez mund të jetë në Rusi, gjë që u mohua nga media shtetërore ruse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb