Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer foli për gazetarët këtë të hënë duke thënë se dëshiron të shohë një “tranzicion paqësor drejt demokracisë” në Venezuelë.

“Ajo që ka ndodhur në Venezuelë është padyshim shumë e rëndësishme. Ne kemi mbështetur prej kohësh një tranzicion paqësor drejt demokracisë, sepse presidenti ishte i paligjshëm”, thotë ai.

E drejta ndërkombëtare duhet të jetë “spiranca” për të ardhmen e vendit, thotë ai, duke shtuar se “është detyrë e SHBA-së të paraqesë justifikimet e saj për veprimet që ka ndërmarrë”.

“Mbetet një situatë e ndërlikuar. Gjëja më e rëndësishme është stabiliteti dhe ai tranzicion paqësor drejt demokracisë”, thotë ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb