Mijëra mbështetës të opozitës janë mbledhur në qytete anembanë botës për të kërkuar që opozitari Edmundo González të marrë presidencën dhe që të gjithë të burgosurit politikë të lirohen, pas rënies së diktatorit Nicolas Maduro.
Opozita, e udhëhequr nga María Corina Machado, bëri thirrje sot për mobilizime globale – duke u bashkuar për një “tranzicion, demokraci dhe liri” të popullit të Venezuelës.
Demonstratat janë zhvilluar në të gjithë Evropën dhe Amerikën Latine, përfshirë Santiago, Lille, Madeira, Barcelonë dhe Mynih.
Një nga më të mëdhatë deri më tani ka qenë në Barcelonë. Flamuj dhe pankarta mbushën qiellin nga turma e mbledhur pranë “Harkut të Triumfit”. Një burrë mbante një pankartë ku shkruhej “Po, María, ke mbështetje”.
Në New York e Florida gjithashtu ka patur tubime të venezuelianëve të cilët brohoritën rrëzimin e Maduros.
Priten të tjera manifestime edhe në qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara orët në vijim, njofton BBC.
Thirrja e lideres opozitare ka shkuar për diasporën venezueliane për të marrë në dorë vendin e tyre. Rreth 8 milionë njerëz që janë larguar që kur Nicolas Maduro mori pushtetin për herë të parë në vitin 2013.
