Nicola Maduro do të mbrohet nga avokati Barry Joel Pollack. Ky i fundit njihet edhe për përfaqësimin e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange.

Pasi dëgjoi një përmbledhje të akuzave kundër tij Maduro, u deklarua i pafajshëm në gjykatën federale në Nju Jork.

“Nuk jam fajtor”, tha Maduro kur gjykatësi Hellerstein e pyeti se çfarë donte të deklaronte.

“Unë jam një njeri i ndershëm. Unë jam ende president i vendit tim”, shtoi Maduro.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb