Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i ka bërë thirrje popullit amerikan që të kundërshtojë luftën në Amerikën e Jugut dhe planet për ndryshimin e regjimit në vend.

Fjalimi i udhëheqësit venezuelian u transmetua nga kanali televiziv venezuelian “Venezolana de Televisión”.

“Populli amerikan duhet të ngrejë zërin e tij të fortë dhe të thotë ‘jo’ planeve ushtarake, ‘jo’ luftës në Amerikën e Jugut, ‘jo’ ndryshimit të regjimit në Venezuelë, ‘jo’ gjakderdhjes për naftën”, tha Maduro.

Maduro ka deklaruar se administrata amerikane po planifikon të zëvendësojë regjimin demokratik republikan të Venezuelës me një regjim kolonial: “Kjo nuk do të ndodhë, sepse sot nuk është koha e kolonializmit”.

Udhëheqësi venezuelian kërkoi respekt për sovranitetin e shteteve dhe popujve: “Për sa kohë që populli sundon Venezuelën, ka besim në një të ardhme paqësore dhe vendi do të vazhdojë të ecë drejt paqes dhe drejtësisë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb