SHBA – Këtë radhë nuk kërcënon ISIS, por Shteti Islamik është i kërcënuar nga një armik i pazakontë. Mafia duket se është gati të mbrojë New York-un nga sulmet e Shtetit Islamik. Kështu shprehet Giovanni Gambino, djali i një bosi të krimit të organizuar në New York.
“Nëse xhihadistët kanë në program të sulmojnë New Yorkun, duhet të bëjnë llogaritë me mafian siciliane, që është gati të bëjë të vetën për të ndaluar njerëzit e Kalifatit dhe për të mbrojtur qytetarët”- ka thënë ai për “Daily Mail”.
“Mafia ka një reputacion të keq, por që është shumë e pamerituar”- thotë Gambino.
Sipas tij, mafia mund t’iu sigurojë më shumë siguri se FBI apo Departamenti i Shtetit qytetarëve, pasi nuk ka asnjë limit nga ligji. “Ashtu si me çdo gjë në jetë, ka pjesë të mira, të këqija dhe të
shëmtuara, rritja e terrorizmit global i jep mafias një shans për të treguar anën e saj të mirë”- përfundon ai. (er.cu/BalkanWeb)
