Policia italiane arrestoi në vitin 2018 shqiptarë e kalabrezë, të dyshuar të implikuar në veprimtari kriminale. Ata konsiderohen si pjesë të mafies së Viterbos dhe persona me mjaft rrezikshmëri shoqërore.

Pikërisht më 2018, karabinierët arrestuan gjithsej 13 persona, të cilët kishin terrorizuar banorët e Viterbos me akte, dhune, shantazhe e kërcënime të ndryshme.

Mes të arrestuarve është edhe Sokol Dervvishi, i quajtur “Codino”. Dervishi më në fund ka vendosur të flasë për veprimtarinë mafioze të grupit ku merrte pjesë. Pas shefave të krimit, Rebeshi dhe Giuseppe Trovato, ai është një nga eksponentët më përfaqësues të shoqatës kriminale të mposhtur falë hetimeve të koordinuara nga Prokuroria e Qarkut Anti-Mafia.

  • foto galeri

“Codino”, pas një hezitimi fillestar, nisi të flasë me hetuesit, duke dhënë detaje për mënyrën si funksiononte klani mafioz, ku dhe ai ishte pjesë. Klani kriminal akuzohet për një strategji të vërtetë terrori të bazuar në përdorim të armëve të zjarrit, zhvatje dhe shantazhe ndaj sipërmarrësve të njohur vendas e politikanëve.

Pendimi dhe dhënia e dëshmive nga ana e Dervishit, ka bërë që të mund të zbulohen akoma më shumë për mënyrën si funksiononte organizata mafioze. Dëshmia e Dervishit mund të japë rezultate në gjyqin ndaj grupit që mbahet paraprakisht më 14 janar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: