Te Tirana e këtij sezoni është përmendur shpesh fjala finale, por finalen e vërtetë të sezonit bardheblutë do ta luajnë sot, ku do të udhëtojnë në “Zeqir Ymeri”, stadium në të cilin nuk kanë fituar asnjëherë, për t’u përballur me Kukësin. Një fakt të tillë e pranoi edhe trajneri Gugash Magani në intervistën përpara mediave. Numri 1 i stolit të Tiranës gjithsesi u shfaq optimist përpara një ndeshjeje kaq delikate, që për Tiranën vlen kualifikimin në Kupat e Europës. “Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, pasi vlen kualifikimin në Europë. Do të japim maksimumin për të marrë tri pikët”. Tirana përballë Kukësit do të ketë 2 mungesa shumë të rëndësishme, siç janë ato të Elis Bakajt për shkak kartonësh dhe Ervin Bulkut për arsye dëmtimi.

“Kundërshtari që kemi përballë është shumë i vështirë. Gjithsesi, me pak fat ne mund ta kalojmë me sukses këtë ndeshje. Kërkoj nga krerët më të lartë të federatës një gjykim sa më korrekt për këtë sfidë. Peng mbetet mosfitimi i asnjë prej dy objektivave sezonalë, edhe pse pengu i vërtetë për mua është që nuk arrita të fitoja asnjë ndeshje derbi me Partizanin”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: