Ukraina është përgjigjur sot ndaj pretendimeve ruse, se Kievi është duke fshehur armë në centrale bërthamore.
Këshilltari i presidentit Volodymir Zelensky, në një postim në Twitter ka hedhur poshtë akuzat dhe ka deklaruar se vendi i tij është i hapur për inspektime nga mekanizma ndërkombëtare.
“Ukraina është gjithmonë e hapur ndaj organeve inspektuese, duke përfshirë Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Gënjeshtrat e rusëve synojnë të justifikojnë provokimet e tyre”, shkroi Mykhailo Podolyak.
Kujtojmë se shërbimi i inteligjencës së jashtme të Rusisë tha se raketahedhës të furnizuar nga SHBA, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe municione artilerie ishin dorëzuar në stacionin bërthamor Rivne në veriperëndim të Ukrainës.
(BalkanWeb)
