Harry Maguire është shprehur i bindur se skuadra që meritonte gjysmëfinalen e Botërorit ishte Anglia. Ai, gjithashtu, ka kritika edhe për mënyrën sesi gjykoi arbitri brazilian Wilton Sampaio.
“Ne ishim skuadra më e mirë në fushë, jam i sigurt për këtë. Kushdo që e ka parë ndeshjen pa qenë tifoz i asnjërës skuadrë do të thotë kështu. Ne luftuam, ne shtymë, krijuam kaq shumë. Ata ishin cinikë në dy momente dhe kjo është arsyeja pse ata janë kampionët e botës. Kjo është edhe arsyeja pse, në fakt, ata janë favoritët për të fituar përsëri. Arbitri ishte i tmerrshëm gjatë gjithë ndeshjes” – Tha ai pas humbjen 2-1 nga Franca.
(BalkanWeb)
