Mike Maignan është një nga lojtarët më të mirë të Milanit. Portieri i njohur, Maignan ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën këtë sezon, duke e ndihmuar ekipin në arritjen e rezultateve të rëndësishme. Bobo Vieri pati vetëm fjalë të mira për “gardianin”, në një intervistë të dhënë.

“Maignan është fenomen. Kur e sheh në stadium të krijohet ndjesia sikur nuk do të pësojë kurrë gol. Milani do të kishte 10-12 pikë më shumë në kampionat nëse ai nuk do të ishte dëmtuar.

Kuqezinjtë e blenë 15 milionë euro? Mike kushton 200 milionë euro, ai është i jashtëzakonshëm. Unë e vendos mes kampionëve më të mëdhenj të historisë së futbollit” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: