Deputetja e PD-së Grida Duma, në seancën e sotme plenare reagoi me kritika ndaj qeverisë.

Sipas saj Shqipëria është i vetmi vend i cili nuk ka të përcaktuar minimumin jetik.

Po ashtu ajo shtoi se shoqëria është e zhytur në varfëri.

Ndërsa u ndal tek ekonomia, Duma më tej u shpreh se pavarësisht se ministrja e Ibrahimaj tha se ka rritje të ekonomisë me 7.8%, sipas saj ajo nuk tregoi edhe që ka një rritje të borxhit publik.

“Ne jemi vendi i vetëm që nuk përcaktojmë minimumin jetik. Familjet në nevojë nuk mund të jetojnë me 80 mijë lekë të vjetra. Diskutimi i buxhetit me shifra, apo arritjen me pandemisë dhe tërmetit janë shifra që nuk thonë asgjë. Ju vini në foltore dhe se herë gjendeni keq thërrisni në ndihmë foltoren tonë atje. Sa herë që kryeministrit i thuhet që duhet llogaridhënie. Se çfarë bëhet me pandeminë, tërmetin, apo me koncesionet, ne të gjithë marrin përgjigjet…Çfarë thu morr burrë. ëë ça thu… shkoni shihni andej nga oborri juaj! Unë shoh ministra kukulla që përdoren për balancë gjinore. Ju thoni se SPAK nuk ka asnjë të dënuar apo të proceduar. Në atë foltoren tonë dhe oborrin tonë do ta zgjidhin se na takon ne ta zgjidhim, edhe kur hu shkelni syrin dhe fërkoni barkun se ju vjen mirë. Ne do ta zgjidhim sepse çështja më e madhe se PD , është historia 30-vjeçare ku maja e piramidës nuk preket dhe kokat e turkut hidhen gjatë gjithë kohë për të dhënë mesazh të thellë. Pse nuk ka e djathta të dënuar? Ndaj duhet që kjo foltorja këtu të mos fshihet pas asaj foltore  atje.. Ju flisni për rritje ekonomike, por nuk thoni që do të rriten çmimet. Ju nuk dini të thoni të vërtetat. Ju flisni për tërmetin, por publikisht m të gjitha mjetet kam shkuar te familjet që i keni tallur në zgjedhje. Nuk e di se si qëndroni këtu dhe thoni shqiptarët na kanë votuar sërish. Cilët ju kanë votuar ? Kjo shoqëri e jonë që është masakruar nga varfëria dhe kur vjen fushata zgjedhore kapin më të parin dhe kapin nga më i pari dhe nuk arrijnë dot të mendojnë për nesër. Sot për një fëmijë shqiptar buxheti i shtetit harxhin 0.7 euro.

Kjo klasë politike nuk thotë një herë të vërtetën. Ju keni bërë investime infrastrukturore dhe kthimi në ekonomi është zero sepse rritjen 7.8 e keni sepse keni rritur borxhin publik. Vetëm kostot që keni sot janë 13% më të larta”, ka thënë Duma.

E ndalur tek situata e pandemisë , Duma tha se shëndetësia fala në vend nuk ekziston. Gjatë fjalës së saj ajo më tej shtoi se për të shkuar tek shëndetësi falas i thonë paguani siguruimet.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb