TIRANE- Ish-kryeministri, Pandeli Majko ka reaguar sot pas debatit të ngritur këto ditë mes Fatos Klosit dhe kryeministrit kosovar, Isa Mustafa. Majko me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” ka dal kundër Klosit, duke thënë se e beson që Rugova ka qenë tradhtar, aq sa ç’besoj se Klosi ka luftuar me armë në dorë për Kosovën.

“Lexova në media që “veterani” i Luftës së Kosovës, Fatos Klosi ka fyer jo vetëm Presidentin e nderuar Rugova. Që Ibrahim Rugova të ketë qenë “tradhëtar” i Kosovës, kjo është po aq e vërtetë sa Klosi të ketë luftuar me armë në dorë”.

Sipas tij “Sot Kosova dhe publiku shqiptar duhet të përgatiten për Gjykaten Speciale Ndërkombëtare. Ajo do të gjykojë protagonistet e Luftës së shqiptareve. Kjo është padyshim një ngjarje e rende. Të gjithë duhet të jemi ne krah te UCK, drejtuesve te saj dhe pastertise së kauzës së lirisë së Kosovës për të cilët u flijuan heronjtë e vërtetë të Kosovës. Sa më i përcarë që të jetë faktori shqiptar aq më e rëndë do të jetë goditja. Kjo dhe të tjera, janë arsyeja që mendoj se debatet shterpe me “heronj” dhe “tradhëtare” për Luftën e Kosovës janë në kohen dhe vendin me të keq për momentin që kalon Kosova dhe shqiptarët në rajon. Shpresoj të jetë rastësi”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: