TIRANE-Deputeti i PS-së, Pandeli Majko refuzon ftesën për të qenë i pranishëm në meshën që mbahet për nder të Ate Kristo Negovanit, pasi ka zgjedhur të jetë në seancën e sotme të Kuvendit, në një situatë sipas tij ‘të mjegullt në vend’.
Në një mesazh të postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Majko falenderon oragnizatorët për ftesën që i kanë bërë, duke i kujtuar atij edhe afërsinë e gjakut që ka Atë Kristo Negovanin. Postimi i plote i Majkos Sot ne Katedralen e Korces do te mbahet nje meshe per Ate Kristo Negovanin (pervjetori i meshes se tij te fundit pas se ciles ai u vra ne 12 shkurt 1905). Prifti i shqiptarise dha jeten vetem pse i bente meshat ne gjuhen shqipe. Organizatoret me kishin ftuar sot te isha i pranishem (gjyshja ime nga babai e ka daje Ate Kristo Negovanin). I falenderoj nga zemra per ftesen dhe organizimin dhe perkujtimin e kesaj figure te ndritur te historise kombetare. Per fat te keq, e kam te pamundur sot te jem ne Korce per shkak te zhvillimit te seances se kuvendit ne nje situate te mjegullt ne vend. Ate Kristo Negovani ka familjare edhe me te afert se une, dhe sa me takon, serish, dua te perseris per te gjithe organizatoret: Ju faleminderit dhe jua pacim borxh qe kujtoni ata qe i dhane ketij vend.
Përkujtohet në Korçë 110 vjetori i vrasjes së Papa Kristo Negovanit
Pervjetori i 110 vjetorit të masakrimit të klerikut atdhetar, mësuesit të gjuhës shqipe Papa Kristo Negovani, përkujtohet sot në Muzeun Kombëtar të Arsimit “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” në Korçë .
Do të jetë një ekspozitë e cila do të çelet me kete rast ku do të prezantohen botimet origjinale te Papa Kristos, fotografi,dhe dokumente, materiale te ekspozuara për herë te parë.
Gjithashtu edhe vëllai i tij martir Papa Theodhos Negovani do të jetë pjesë e kësaj ekspozite, ashtu edhe gravura e vitit 1905 e cila paraqet momentin e vrasjes makabre të dëshmorit shqiptar.
Kjo gravure është botuar për herë të parë në gazeten “Drita”, që publikohej në Sofje nga atdhetari Shahin Ypi Kolonja
Papa Kristo Negovani lindi në fshatin shqiptar të Negovanit (origjina nga zona e Kolonjës).
,Ai u bë shpejt një nga të parët përhapës të abetareve dhe teksteve mësimore shqipe. Hartoi disa libra, disa nga të cilat i botoi që kur ishte gjallë, ndërsa të tjera u botuan pas vdekjes së tij me kontributin e patrioteve shqiptare. Kristo Negovani githashtu çeli shkollçn shqipe te Negovanit me 100 nxënës. Ai solli në shqip dhe përshtati i pari nga frëngjishtja fabulat e La Fontenit, nga të parat sprova këto në gjuhën shqipe.
Papa Kristo Negovani u masakrua në të gdhirë të së dielës të 12 shkurtit të vitit 1905, në moshën 30 vjeçare, në kodrën e Negovanit bashkë me të vëllanë Papa Theodhos Negovanin, dhe katër punëtorë të tjerë të përfshirë në çështjen e shkollave shqipe.
(d.b/BalkanWeb)
