Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, “thumboi” kryetarin e PD, Sali Berisha se “kur SHBA luftonte në Vietnam, ai bënte kërkesë për t’u anëtarësuar në Partinë Komuniste të Shqipërisë”.
Gjithashtu, Majko adresoi edhe një këshillë për lidershipin e PD. “Si mik, dua t’ju jap një këshillë, sado ironike të duket.” Ai theksoi se SHQUP-i përdorej për “vaki”, duke përmendur se në atë godinë ishte organizuar edhe vakia e Ramiz Alisë. Deputeti socialist shtoi se “kjo seli nuk i inkurajon njerëzit për ndonjë fillim të ri” dhe shprehu “shqetësimin” se “mund të ndodhë e kundërta”.
Pandeli Majko: Me dashje apo pa dashje mos ngatërroni dekomunistizimin me një proces, deklarimi se SHBA është drejtuar nga marksistët është gafë e rëndë politike. Në PD amerikane ka njerëz të cilët kur luftonin në Vietnam, doktori bënte kërkesën për të hyrë në PK, është gjenezë e vjetër kjo. E ka pasur dhe një drejtuesi i majtë që mendonte ishte burimi komunist. Përshëndes qeverinë dhe ministrinë e jashtme për votën në OKB për rezolutën e BE dhe Britanisë së Madhe. Pro amerikanizmi im është i një natyre tjetër që nuk ka të bëjë me mënyrën si ju e shihni pro amerikanizmin. Kisha një mik anti komunist. Ka luftuar në Vietnam, e kam pasur mik quhej Leka Zogu. Mbi të gjitha dëshiroj si mik, t’ju jap një këshillë. Ndërroni godinë, se ajo është godinë që sjell fat jo të mirë. Në Forcat e Armatosura fodina e SHQUP është përdorur kryesisht për vaki. Është bërë dhe vakia e Ramiz Alisë, nuk ju nxit që njerëzit të reflektojnë.
(BalkanWeb)
