Akoma përpara se Neil Armstrong e Juri Gagarin (njerëzit e parë që fluturuar në hapësirë në 1961) dhe qenit Laika, ishin majmunët qëniet e para jetësore që ‘pushtuan’ Hapësirën.
Misionet e para me këto kafshë në bord u inauguruan në Vitet Dyzet në Shtete e Bashkuara të Amerikës, edhe pse vetëm në 1959 u arritën rezultatet e para. Protagonistë të kësaj historie janë majmunët Able dhe Baker, të cilët u lëshuan në orbitë dhe u kthyen shëndoshë e mirë në Tokë.
Në 1961 ishte majmuni Ham, i cili u katapultua në kozmos. Pas një tentative që nuk shkoi mirë në 1948, një vit më pas ishte Albert II që u bë majmuni i parë kozmonaut, që arriti një lartësi pothuajse 150 km. Për fat të keq ai ngordhi teksa zbriste në tokë, por hapi i madh për ‘pushtimin e hapësirës’ ishte realizuar ndërkohë.
Able vdiq pak ditë përpara se të hynte në bazë, ndërsa Miss Baker jetoi deri në 1984.
Udhëtimi i tij në hapësirë zgjati 15 minuta, gjatë së cilës u arrit një shpejtësi më shumë se 16 mijë km/orë. Ai majmun i vogël i tregoi atëherë mbarë botës që ti mbijetoje një udhëtimi në kozmos ishte e mundur. Në funeralin e tij morën pjesë më shumë se 300 njerëz.
Missioni i Ham. Kohët ishin të vështira për të testuar rezistencën fizike në një ambient akoma të panjohur për majmunët (specia më e ngjashme me njeriun).
Kështu në 1961, shimpanzeja Ham u bë majmuni i parë që u katapultua në hapësirë në bordin e anijes kozmike Mercury Redstone. Ndodhi pikërisht gjatë këtij misioni që Nasa arriti të realizojë lançimin e parë të një astronauti amerikan, Alan Shepard.
Kur Ham u kthye në Tokë, ai mori ‘çmimin’ një portokall dhe një mollë, pasi arriti të mbarojë me sukses misionin. Majmuni më pas u transferua në kopshtin zoologjik të Washingtonit, ku jetoi deri në 1980.
(da.xha/BalkanWeb)
