Majmuni Punch, ai që rrëmbeu zemrat e botës në rrjet me pamjet trishtuese ku gjeti strehë në një lodër pelushi pasi nëna e refuzoi, duket se ka gjetur lumturinë.
Punch është parë duke përqafuar dhe puthur një majmune femër që besohet të quhet Momo-chan në Kopshtin Zoologjik të Qytetit Ichikawa të Japonisë.
Videot e postuara në X dhe platforma të tjera të mediave sociale tregojnë Punchine dashuruar duke luajtur me Momo-chan. Dyshja mund të shihet duke ndjekur njëri-tjetrin, duke kërcyer dhe duke u argëtuar në klipe të ndryshme të postuara në internet.
Orangutani i tij prej pelushi portokalli mund të shihet gjithashtu i shtrirë pranë tyre ndërsa përqafohen.
