Recete nga znj Eneida
Përbërësit

250 gr. makarona penne ose fusilli
4-5 argjinare
100 gr. bizele
1 qepë e thatë
200 ml. panna
400 ml. qumësht
3 vezë
100 gr. djath kaçkavall ose guda
100 gr. gjizë pa kripë
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Majdanoz

Përgatitja
Skuqim qepën në vaj ulliri dhe sapo të zbutet shtojmë bizelet. I skuqim bashkë dhe shtojmë 1/2 gotë ujë. Presim angjinaret në feta të holla dhe ua shtojmë bizeleve. Shtojmë kripë, majdanoz dhe piper të zi. Ndërkohë kemi vendosur makarona të zjehen.
Rrahim vezët me qumështin dhe panën dhe u shtojmë pak kripë. Bëjmë bashkë makaronat me angjinaret dhe bizelet dhe i kalojmë në tavë. Nëpër të vendosim gjizën dhe shtojmë qumështin. Nga lart hedhim djathin kaçkavall dhe i pjekim në 220 gradë për 30 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb