Nga: ZONJA VJOLLCA
320 gr makarona
750 gr brokoli
50 gr fileto açuge
2 thelpinj hudhër
1 spec djegës
4 lgj vaj ulliri
40 gr djath parmixhano
Fillimisht ndajmë lulet e brokolit nga kërcelli, i lajmë mirë me ujë të bollshëm dhe kërcellin e presim në copëza të vogla. Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm të vlojë, fillimisht vendosim në të copat e kërcellit të ziejnë, pas 5 minutash shtojmë lulet e brokolit dhe i lemë të ziejnë për 4-5 minuta. E largojmë brokolin duke e rregulluar dhe me kripë dhe më pas në po atë ujë ku përgatitëm brokolin vendosim makaronat dhe i lemë të ziejnë duke respektuar minutazhin e shkruar në etiketë. Në një tigan me vaj ulliri vendosim açuget, hudhrat e prera imët, specin djegës ashtu siç është dhe i lemë 2 minuta, më pas shtojmë brokolin duke e copëtuar pak me pirun, shtojmë dhe pak lëng makaronash. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe në fund shtojmë makaronat dhe djathin parmixhano.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)
