Nga: ZONA VJOLLCA
230 gr makarona (tagliatelle)
3 kunguj të njomë
3 thelpinj hudhër
3 lgj vaj ulliri
3 lgj pana
Kripë, erëza
3 lgj djath parmixhano
Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të vluar me kripë duke respektuar minutazhin e shkruar në etiketë. Paralel me zierjen e makaronave vendosim tiganin në zjarr me vaj dhe hudhrat të grira imët. Shtojmë kungujt të prera për së gjati në shirita të hollë. Shtojmë pak fare ujë dhe i lemë kungujt të ziejnë për 6 minuta. Në fund i rregullojmë me kripë dhe piper të zi.Trazojmë në një tas panën me pak borzilok të grirë dhe trumzë, e shtojmë tek kungujt dhe më pas e bashkojmë me makaronat, i përziejmë lehtë dhe i shërbejmë spërkatur me djath parmixhano.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)
