Recete nga znj Eneida
Përbërësit

2 patëllxhanë
1 qepë e thatë
2 domate mesatare
2 lugë koncentrat domatesh
2 thelpinj hudhra
1 pako makarona
100 gr mozzarella
Borzilok
Piper i kuq
Piper i zi
Kripë
Vaj ulliri

Përgatitja
Patëllxhanët i presim në mes për së gjati dhe më pas në feta. Qepën e presim në kubikë dhe e skuqim në vaj ulliri. Pasi të jetë zbutur, shtojmë hudhrat dhe patëllxhanët dhe vazhdojmë skuqjen deri sa patëllxhanët të zbuten. Më pas shtojmë domatet e grira në rende dhe i skuqim për 10 minuta bashkë. Ndërkohë ziejmë makaronat.
I shtojmë në një tavë. Te salca shtojmë kripë, piper të zi dhe të kuq, borzilok dhe ia hedhim makaronave në tavë. Shtojmë mozarrellën vende-vende dhe e vendosim në furrë në pjekje me 220 gradë për 20 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb