Nga: ZONJA VJOLLCA*
200 gr makarona
4 lgj pesto
1 thelpi hudhër
2 lgj pana
30 gr djathë parmixhano
2 lgj vaj ulliri
Kripë

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë duke respektuar minutazhin në etiketë. Ndërkohë vendosim tiganin me dy lugë vaj ulliri dhe një thelpi hudhër dhe e lëmë hudhrën për një minutë, shtojmë peston sapo të ziejë, pak lëng makaronash, dy lugë pana dhe menjëherë shtojmë makaronat në tigan, i përziejmë për një minutë dhe i servirim me djathë parmixhano.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb