Nga: ZONJA VJOLLCA*
Makarona me salcë domate dhe peshk ton
400 gr makarona
400 gr salcë
300 gr ton
1 spec i kuq
2 thelpinj hudhër
Pak trumëz
½ tufë majdanoz
Kripë
Piper i zi
Vendosim makaronat të ziejnë në ujë me kripë. Ndërkohë përgatisim salcën shoqëruese duke kaurdisur me 2 lugë gjelle vaj ulliri hudhrat, trumzën, ½ e specave të prerë në kubikë, ½ e majdanozit të grirë imët. Më pas shtojmë salcën e domateve dhe e lemë në zjarr mesatar për 10-15 minuta. Në fund shtojmë tek salca dhe peshkun ton. E rregullojmë me kripë dhe piper. Marrim një garuzhde nga uji i makaronave e trazojmë me 3 luge gjelle vaj ulliri dhe e shtojmë tek salca. Largojmë makaronat, i kullojmë dhe i trazojmë me salcën e përgatitur dhe i servirim menjëherë të ngrohta pudrosur me majdanoz dhe me specat e kuq të prera në kubikë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
