Një aksident me 4 të lënduar është regjistruar pasditen e 18 majit në aksin rrugor Gramsh-Kuçovë.

Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.

Shoferi me inicialet M.K., 27 vjeç nga Tirana po udhëtonte së bashku me 3 persona të tjerë.

Tre pasagjerët dhe shoferi janë transportuar në spitalin Rajonal të Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftimi i Policisë:

-M. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gramsh-Kuçovë”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, automjeti që ky shtetas drejtonte, ka dalë nga rruga. Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerë në të, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb