Zbardhen të tjera detaje në lidhje me atentatin që ndodhi sot në afërsi të Rinasit, që thuhet se i ka marrë jetën një personi dhe një tjetër është plagosur.
Viktimë ka mbetur Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Ndërsa i plagosuri është Muçi Shaljani, i cili drejtonte automjetin e qëlluar. Gazetarja Xhensila Kodra raportoi në një lidhje live për News24, se një automjet është sulmuar me armë nga një tjetër automjet, që ka qenë në lëvizje.
Nga verifikimet paraprake, që kanë bërë agjentët e policisë, thuhet se automjeti i autorëve ka shkuar në drejtim të Fushë-Krujës.
